Pyetje të Bëra Rëndom

Një dorë pyetjesh për të zbuluar PeerTube-in
Mundeni edhe të kaloni te forumi për ta diskutuar me bashkësinë.

Paraqitje e PeerTube-it

PeerTube është një mjet që e instaloni në një shërbyes. Ju lejon të krijoni një sajt strehimi videosh, pra, krijoni “YouTube”-in që e keni bërë vetë.

Dallimi me YouTube-in është se nuk është konceptuar për të krijuar një platformë të stërmadhe për centralizim të videove nga krejt bota në një fermë të vetme shërbyesish (çka është tmerrësisht e kushtueshme).

Përkundrazi, konceptimi i PeerTube-it është krijimi i një rrjeti furnizuesish të vegjël të shumtë, të ndërlidhur, strehimi videosh.

Kod i hapur, nën licencë të lirë/libre

  • PeerTube ofrohet lirisht, pa qenë nevoja të paguani për ta instaluar në shërbyesin tuaj
  • Mund të zhbirojmë nën kapakun e PeerTube-it (në kodin burim të tij): mund të merret në shqyrtim, është transparent
  • Mund të zgjerohet nga kontributet e cilitdo

Federatë furnizuesish të ndërlidhur strehimi

  • Decentralizon depozitimin e videove dhe pushtetin e vendimmarrjes
  • Mund të shfaqim video dhe llogari në sajte të tjera PeerTube-i
  • Bazohet në ActivityPub për t’u lidhur me mjete si Mastodon-i, për shembull.

Transmetim tek-për-tek

  • Redukton mbingarkesën e sasisë të trafikut për shërbyesin, nëse videoja përhapet shumë
  • Bëhemi një lojtar i transmetimit të videove
  • Bazohet në WebRTC, një projekt i lirë dhe me burim të hapët për shfletues.

Veçori që ngjallin interes për shikuesit

  • Gëzojuni një lojtësi të hijshëm që mund të përshtatet, që përfshin kapituj dhe paraparje, në ndërfaqen web, ose në aplikacionin për celular
  • Personalizoni ndërfaqen me tema, filtrim, rregullime lidhur me NSFW dhe parapëlqime për vetëluajtje
  • Ruani video për më vonë, sistemoni luajlista, vazhdoni luajtjen dhe kontrolloni historik parjesh
  • Ndiqni kanale dhe përdorni video të reja, që nga një prurje enkas
  • Dhe plot veçori të tjera!

Për krijues lënde

  • Join a community with aligned values, talk to real moderators, and export/import your content across PeerTube platforms
  • Lëreni PeerTube-in të njëkohësojë automatikisht një kanal që nga një platformë e largët (Youtube, Vimeo, etj.)
  • Shihni statistika të hollësishme, përpunoni (<em>trim</em>, <em>watermark</em>, <em>intro/outro</em>), ose ngarkoni një version të ri të videos tuaj
  • Transmetoni përmes OBS ose tjetër software-i RTMP, aktivizoni riluajtje dhe ndërveproni me parës, përmes fjalosjes së atypëratyshme
  • Administroni kanale që shumtë që mund të ndiqen nga platforma të ngritura mbi ActivityPub (PeerTube, Mastodon, Pleroma, etj.), për shkallë më të lartë zbulimi
  • Dhe plot veçori të tjera!

Dhe për përgjegjës

  • Kontroll & përshtatje e plotë, me mjaft rregullime, shtojca, tema
  • Përshtatni me Markdown/HTML faqen hyrëse, ujdisni elementë marke instance (avatar, banderolë, kategori), përcaktoni rregullime përdoruesi parazgjedhje dhe transmetoni mesazhe me një banderolë
  • Administroni regjistrime përdoruesi, caktoni kufij ngarkimi, caktoni role moderatori, shqyrtoni raporte abuzimesh, bllokoni ose dëboni përdorues dhe heshtoni llogari apo platforma
  • Advanced video transcoding with the ability to use remote runners
  • Dhe plot veçori të tjera!

PeerTube-i zhvillohet nga Framasoft, një ent i njohur frëng, jofitimprurës, edukativ, për probleme dixhitale.

Punëson dy programues: Chocobozzz dhe Wicklow.

Chocobozzz është marrë me projekte PeerTube që prej 2018-s:

Wicklow është një programues që u bë pjesë e Framasoft-it më 2023-shin. Ai punon edhe për projektin PeerTube, por përqendrohet te aplikacioni për celularë.

  • Zhvillim i aplikacionit PeerTube për celular;
  • Asistencë dhe diskutime mbi PeerTube-in te ndjekësi i të metave, forumi, ose me email;
  • Vendosje e aplikacionit për celular në Google Play, App Store dhe F-Droid;
  • Bashkëpunim me Chocobozzz-in në zhvillimin e bazës së PeerTube-it;

Për më tepër, Chocobozzz merret me projekte të brendshme të Framasoft-it (Framapad, Framatalk, etj.). Nga ana e tij, Wicklow merret edhe me projekte të brendshme të Framasoft-it, të tillë si aplikacioni Lokas dhe punë administrimi sistemi. Me fjalë të tjera, administrimi i projekteve PeerTube kryhet vetëm nga dy të punësuar, të cilët kanë edhe përgjegjësi të tjera, përveç ngarkesës së punës.

Të tjerë vullnetarë të Framasoft-it dhe anëtarë me rrogë kontribuojnë gjithashtu te projekti PeerTube në aspekte të ndryshme (strategji, komunikim, zhvillim, punë me bashkësinë). Sido që të jetë, PeerTube-i s’është zhvilluar nga një shoqëri e re komerciale me një ekip prej 50 vetash dhe një rrjedhë pune plot procese tejet të automatizuar.

Prandaj Framasoft-i i hyn përmirësimit dora-dorës të software-it, me ritmin e vet dhe me metoda jo tipike, të cilat, deri sot, është provuar se janë efikase në fakt.

Jo është jo.

PeerTube-i është software i krijuar, zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Framasoft, një ent i njohur jofitimprurës dhe edukativ frëng për çështje dixhitale. Framasoft-i ka një kulturë frënge, respekton ligjet frënge dhe është një aktor politik (« që merr pjesë në jetën e qytetshtetit ») i shoqërisë civile.

PeerTube-i është pjesë e disa aksioneve të ndërmarrë nga Framasoft-i në kuadër të Contributopia-s. Këto aksione synojnë të propozojnë mjete dixhitale alternative për ata që vijnë nga kapitalizmi survejues, në mënyrë që, persona të cilët nuk e shohin veten në një sistem të tillë, të mund të krijojnë hapësira lirie.

Për pasojë, zhvillimi dhe/ose administrimi nga PeerTube-i i sajteve të lidhura me projektin PeerTube (joinpeertube.org, instances.joinpeertube.org, search.joinpeertube.org, etj.) mund të mos u pëlqejë të gjithëve (veçanërisht për shkak idesh, ideologjish apo kulturash të ndryshme).

E respektojmë këtë dhe ju kujtojmë se krejt software-i i projektit PeerTube është <em>software</em> i lirë që mund të instalohet me emrin e përkatësisë së tyre.

Mund të përgjigjemi me siguri: jo!

Ambicia mbetet qenia një alternativë e lirë dhe e decentralizuar: synimi i një alternative s’është zëvendësimi, pro propozimi i diçkaje tjetër, me vlera të tjera, paralelisht me çka ekziston tashmë.

Po, Framasoft-i zotëron shenjën tregtare “PeerTube” në disa vende, për qëllime parandaluese.

Framasoft-i afirmon këtu synimin e saj për mospërdorim të pronësisë intelektuale për qëllime grabitqare, apo për kufizim përdorimi të ligjshëm të software-it. Por Framasoft-i ruan të drejtën të kërkojë zbatimin e ligjit për shenja tregtare, veçanërisht në rast dëmtimi të figurës së projektit PeerTube, të administruar nga Framasoft-i.

Rekomandojmë të krijoni identitetin tuaj dixhital, pa përdorur fjalën “PeerTube” për projektin tuaj (në emër software-i, përkatësi sajti…), për të mos i ngatërruar njerëzit rreth faktit se cilët gjenden pas sajtit/projektit.

Për më tepër informacion, ju lutemi, shihni faqen tonë Kod Sjelljeje Lidhur Me Marka të Depozituara nga Framasoft.

PeerTube është thjesht emri i software-it. Mund ta instaloni në shërbyesin tuaj dhe të zgjidhni emrin që doni. Për shembull, platforma PeerTube e Framasoft-it quhet FramaTube.

Jo, s’është oktapod, është kallamar! Nga fjala sēpia e latinishtes, kjo është arsyeja pse simboli i PeerTube-it quhet Sepia.
U krijua nga David Revoy (ilustrimet janë nën CC-BY).

Sepia mundet t’ju ndihmojë edhe të kërkoni lëndë PeerTube, bie fjala, video ose kanale, te Kërkim me Sepian!

Nga PeerTube-i mbulohen shfletuesit vijues:

  • Firefox 78+ në desktop
  • Versioni më i ri Edge në desktop
  • Versioni më i ri Chrome dhe desktop
  • Safari 14+ on macOS
  • Versioni më i ri Chrome në celular
  • Versioni më i Firefox në celular
  • Safari 14.5+ në iOS

Po! Në Android:

Në iOS:

Një listë e klientëve prej palësh të treta, jozyrtarë, mund të gjendet edhe te https://docs.joinpeertube.org/use/third-party-application.

Si çdo mjet dixhital, PeerTube-i, në mënyrë të pashmangshme ka një ndikim negativ në mjedisin.
Sidoqoftë, ky ndikim do të ndryshojë në varësi të faktorëve të ndryshëm.

Duke folur në mënyrë përgjithësuese, këta faktorë janë:
  • Hardware-i i përdorur (Shërbyes të shumtë? Një shërbyes i vetëm? Një Raspberry Pi?);
  • Përzierja e energjive të domosdoshme për të mbajtur në punë pajisjet (Me qymyr? Me erë? etj.);
  • Nëse është aktivizuar apo jo teknologjia <em>peer-to-peer</em> (P2P);
  • Nëse lënda e propozuar është thjesht një pasqyrim lënde që ekziston tashmë në shërbime të tjera, apo është origjinale;

Këta faktorë japin një vlerësim shumë të trashë të ndikimit mjedisor të PeerTube-it.
Mbani parasysh se është e pamundur të dihet ndikimi mjedisor i një shërbimi web i përdorur në kushte të jetës së përditshme, për shkak të ndërlikimit të pamasë të lidhjeve që përbëjnë natyrën e Internetit në thelb.
Megjithatë, mendojmë se është prapë e rëndësishme të merret parasysh ndikimi mjedisor i elementëve që s’vlerësohen dot nga ana sasiore.

Merrni YouTube-in, për shembull, një shërbim i ngjashëm me PeerTube-in:
  • Cili është ndikimi i stërvitjes së IA-së së Google-it me video YouTube?
  • Cili është ndikimi i mjeteve të tyre të rekomandimit, në dukje kompleksë (dhe pa dyshim të kushtueshëm nga pikëpamja mjedisore)?
  • Cili është ndikimi i shfrytëzimit të anësisë njohëse për të na nxitur të rrimë te platforma dhe të konsumojmë video dhe reklama?
  • Cili është ndikimi i reklamave të tyre? Nëse 1 në një 1000000 persona blen një SUV, si rezultat i këtyre reklamave, ç’ndikim mjedisor përfaqëson kjo?

Siç mund ta shohim nga këto pyetje, problemi i ndikimit mjedisor shkon tej një zgjedhjeje të thjeshtë teknologjike.
Është vizioni politik i mjeteve tona që munden dhe do të përcaktojnë ndikimin e tyre mjedisor.

Dua të shoh video

  • Shijoni një lojtës me plot veçori
    • Shihni te shtylla e ecurisë kapituj të ndryshëm të videos
    • Bëni një paraparje të kuadrit video, teksa pastrohet shtylla e ecurisë
    • Madhësia e lojtësit përshtatet automatikisht, sipas përpjesëtimeve të figurës te videot
    • Zgjidhni te rregullimet e lojtësit titra, shpejtësi luajtjeje, ose qartësi videoje
    • Komunikoni me transmetuesin dhe parës të tjerë, duke përdorur shtojcën PeerTube për fjalosje aty për aty
  • Bëhuni pjesë e transmetimit të videove që po shihni
    • Ndihmojeni sajtin e PeerTube-it të ndajë me të tjerë video dhe transmetime të drejtpërdrejta duke përdorur teknologjinë P2P
    • Çaktivizojeni kollaj P2P-në te llogaria juaj, qoftë kur gjendeni brenda saj, qoftë te rregullimet tuaja si anonim
  • Përshtatni ndërfaqen
    • Përditësoni emrin, avatarin, ose përshkrimin tuaj te profili juaj
    • Ujdisni politikën tuaj të duhur për NSFW (shfaqje, mjegullim, ose fshehje videosh NSFW)
    • Zgjidhni një temë PeerTube për të ndryshuar pamjen dhe ndjesitë që jep ndërfaqja
    • Filtroni automatikisht video bazuar në mjaft kritere (gjuhën, kategorinë, drejtpërsëdrejti/VOD, etj)
    • Zgjidhni rregullin tuaj për vetëluajtje
  • Administroni mediatekën tuaj
    • Përdorni luajlistën e brendshme Shiheni Më Vonë dhe shtoni kollaj video në të
    • Sistemoni videot në luajlista publike, ose private
    • Rikthehuni automatikisht te videoja atje ku e latë herën e fundit që e patë
    • Shihni historikun e parjeve tuaja, në një faqe enkas
  • Pajtohuni në kanale
    • Pajtohuni te kanale vendorë, ose të largët, që të njoftoheni, kur publikohen video në ta
    • Shfaqni në një faqe enkas video prej vendeve ku jeni pajtuar
  • Ndani video dhe luajlista me të tjerët dhe ndërveproni me to
    • Ndani me të tjerë URL-në/trupëzimin e videos ose luajlistës me atribute (nisje/ndalje e automatizuar në, me ripërsëritje të aktivizuar, e heshtuar…)
    • Shkarkoni një video duke përdorur një dritare modale enkas për të
    • Komentoni, përgjigjuni dhe vlerësoni video duke përdorur PeerTube-in, ose një <em>software</em> të përputhshëm me ActivityPub (Mastodon, Pleroma…)
  • Kërkoni video, kanale dhe luajlista
    • Kërkoni video, kanale dhe luajlista vendore ose të largëta
    • Përdorni mjaft filtra të thelluar (etiketa, kategori, licencë…)
    • Për të sjellë lëndë të largët, përdor URL-në e videos, URL-në e luajlistës ose të kanalit

Jo, ngaqë PeerTube-i s’është shërbim, është <em>software</em> i lirë. Kjo do të thotë se cilido mund të shkarkojë dhe instalojë PeerTube-in për të strehuar video në një emër specifik përkatësie (kjo quhet “strehim i një instance/sajti PeerTube”). Framasoft-i nuk ka kontroll se cilët shkarkojnë PeerTube-in dhe cilët e instalojnë apo përdorin. As ka Microsoft-i apo Adobe-i kontroll mbi se kush përdor Word-in apo Photoshop-in dhe për ç’qëllime.

Framasoft-i strehon dhe promovon dy instanca PeerTube: https://framatube.org dhe https://peer.tube

Veç kësaj, Framasoft-i strehon dhe promovon vetëm një tregues kërkimesh për PeerTube: https://sepiasearch.org

Përgjegjësit kanë kontroll të plotë të lëndës që pranojnë dhe këta vendosin nëse shfaqet apo jo, si parazgjedhje lëndë me spec (dhunë, pornografi, etj.). Në formësimin e tij parazgjedhje, PeerTube-i i fsheh videot që përmbajnë lëndë me spec.

Ndaj, mund të gjeni video të papërshtatshme në disa instanca PeerTube. Por kjo s’vlen për shumicën e lëndës në PeerTube. Për shembull, në shtator të 2021-shit, 900 instancat e pranishme te treguesi ynë publik strehonin ~1% video të etiketuara si të tilla që përmbanin lëndë me spec.

Shihni pjesën enkas, te dokumentimi i PeerTube-it: https://docs.joinpeertube.org/use/report

Shfletuesi prodhon një varg kuturu për të identifikuar parësin gjatë sesionit të shfletuesit dhe njofton periodikisht shërbyesin se një përdorues po sheh videon. Si parazgjedhje, një parje numërohet pas 10 sekondash parjeje (ose 50% të kohëzgjatjes së videos, nëse kohëzgjatja është më pak se 10 sekonda). Parjet ruhen në fshehtinë, ndaj mos bini pre e panikut, nëse numëratori i pamjeve mbetet njësoj, pasi keni parë një video.

Dua të ngarkoj video

  • Gjeni sajtin PeerTube që ju përshtatet më mirë
  • Ngarkoni dhe importoni video
    • Ngarkoni, ose importoni video prej interneti (Youtube, Dailymotion…), ose nga një kartelë torrent
    • Njëkohëso automatikisht një kanal, ose një luajlistë të largët
    • Caktoni tejtëdhëna: kategori, licencë, gjuhë, etiketa, përshkrim, miniaturë…
    • Zgjidhni privatësi videosh: publike, e pashfaqur në lista, e mbrojtur me fjalëkalim, e brendshme, ose private
    • Shtoni titra
    • Shtoni kapituj
    • Çaktivizoni lehtësisht komentet, ose shkarkimin
    • Ngarkoni një kartelë audio dhe një figurë dhe lëreni PeerTube-in të merret me krijimin e videos!
  • Administroni videot tuaja
    • Lëreni PeerTube-in të ruajë dhe depozitojë kartelën tuaj origjinale video, që të mos ju duhet më ta mbani në diskun tuaj (kjo mundësi duhet aktivizuar nga përgjegjësi juaj)
    • Merrni statistika të hollësishme mbi videot tuaja (parje, kohë parjesh, parës unik…)
    • Montoni, shtoni një filigran, një hyrje, pasthënie te videot tuaja, drejt e nga ndërfaqja web, duke përdorur studion PeerTube
    • Ngarkoni një version të ri të videos (kjo mundësi duhet aktivizuar nga përgjegjësi juaj)
  • Transmetim i drejtpërdrejtë
    • Publikoni video të drejtpërdrejta në PeerTube, duke përdorur software-in tuaj RTMP të parapëlqyer (OBS, Restream, ffmpeg…)
    • Krijoni transmetime të drejtpërdrejta të përhershme, për të transmetuar disa herë brenda të njëjtit transmetim (për shikuesit, URL-ja nuk ndryshon)
    • Lëreni PeerTube-in të krijojë një “replay” të sesioneve tuaj të drejtpërdrejtë
    • Komunikoni me shikuesit tuaj, duke përdorur shtojcën PeerTube për fjalosje aty për aty
  • Administroni kanalet tuaj
    • Krijoni kanale të shumtë brenda llogarisë tuaj, që të gruponi videot sipas temash
    • Personalizojeni kanalin tuaj duke i vënë një emër, banderolë dhe avatar të vetin
    • Ujdisni për kanalin tuaj një buton Asistencë, që të shpjegoni se si funksionon asistenca juaj
    • Njerëzit mund të pajtohen te kanali juaj pre një sajti PeerTube, ose prej një software-i të përputhshëm me ActivityPub (Mastodon, Pleroma…)
    • Krijoni luajlista publike caktuar kanalit tuaj, për të sistemuar lëndën tuaj, ose video të strehuara gjetkë

Të qenët i lirë nuk do të thotë të qenët mbi ligjin! Çdo furnizues strehimi PeerTube mund të vendosë vetë për kushtet e përgjithshme të përdorimit, duke iu bindur ligjeve vendore.

Për shembull, në Francë, ndalohet lëndë diskriminuese dhe mund t’u raportohet autoriteteve. PeerTube-i u lejon përdoruesve të raportojnë video problematike dhe mandej çdo administrator duhet të zbatojë moderimin në përputhje me kushtet e veta dhe me ligjin.

S’ka të tillë, të paktën në këtë çast, PeerTube-i është një mjet që e donim asnjanës, kur vjen puna për monetarizim.

Sidoqoftë, ngarkuesi mund të shfaqë një buton përkrahje nën videon. Ky buton shfaq një kornizë në të cilin njerëzit që ngarkojnë video mund të shfaqin lirisht tekst, figura dhe lidhje (lidhje për te Patreon, Tipeee, Paypal, Liberapay…).

S’shkuam më tej, ngaqë nuk pranojmë ta lidhim kodin tonë me një metodë të veçantë financimi lënde, që mund të mos u përshtatet krejt bashkësive dhe mund të shkurajojë të tjerë. Kjo është arsyeja pse i nxisim zhvilluesit të përdorin API-n PeerTube për shtojca për të krijuar sistemin e tyre të monetarizimit.

Dua të administroj një instancë PeerTube

  • <em>Software</em>I lirë dhe me burim të hapët
  • Federim me ActivityPub
    • Aktivizoni, ose çaktivizoni federimin e instancës tuaj
    • Shfaqni video/llogari nga instanca të tjera në tuajat
    • Ndiqni automatikisht instanca nga një tregues publik
  • P2P me WebRTC
    • Reduktoni sasinë e trafikut në shërbyesin tuaj, duke përdorur P2P për “Video On Demand” dhe transmetime të drejtpërdrejta
    • Aktivizoni, ose çaktivizoni kollaj P2P-në për instancën tuaj
    • Ndihmoni (ose merrni ndihmë nga) instanca të tjera, duke përdorur redundancy PeerTube-i
  • Ndërkodim videosh
    • Optimizoni video dhe prodhoni qartësi të ndryshme, duke përdorur ffmpeg-un
    • Aktivizoni zgjatime të tjera videosh (.mkv, .mov, .avi…), ose ngarkime audio
    • Prodhoni luajlista HLS, ose kartela MP4 të papërpunuara
    • Përshtatni profilin e ndërkodimeve me ffmpeg duke përdorur shtojca PeerTube
    • Ndërroni kodim videosh përmes “remote runners”
  • Transmetim i drejtpërdrejtë
    • Aktivizoni transmetim të drejtpërdrejtë për instancën tuaj
    • Shtoni për përdoruesit tuaj aftësinë të publikojnë një përgjigje te video transmetimesh të drejtpërdrejta
    • Ujdisni kufij transmetimesh të drejtpërdrejtë të njëkohshëm (sipas përdoruesi/instance)
    • Aktivizoni për transmetime të drejtpërdrejta ndërkodim në disa qartësi
    • Përshtatni profilin e ndërkodimeve me ffmpeg të transmetimeve të drejtpërdrejta duke përdorur shtojca PeerTube
    • Ndërkodimi bëhet nga remote runners
  • Importime videosh
    • Aktivizoni importim videosh përmes youtube-dl (Youtube, Dailymotion…)
    • Aktivizoni importim videosh duke përdorur <em>webtorrent</em> (kartelë rrëkeze, ose një URI magnet)
  • Mjete moderimi
    • Aktivizoni, ose çaktivizoni regjistrimet, miratoni dorazi përdorues të rinj, ose vendosni kufij ngarkimesh
    • Caktoni role moderator/përgjegjës
    • Administroni raportime abuzimesh në video, llogari apo komente, duke përdorur një pult enkas
    • Bllokoni automatikisht video për përdorues jo të besueshëm, duke i lënë të presin një shqyrtim nga moderatorët
    • Bllokoni video të caktuara dhe jepni një arsye
    • Dëboni përdorues vendorë, heshtoni llogari ose instanca
  • Thellësisht i formësueshëm
    • Ujdisni lehtësisht tejtëdhëna instance: figura avatarësh dhe banderolash, emër, përshkrim, kategori kryesore…
    • Krijoni faqen tuaj hyrëse, duke përdorur sintaksë <em>markdown</em>, ose HTML
    • Kërkoni dhe instaloni shtojca ose tema PeerTube-i
    • Përdorni mirëfilltësim të jashtëm (LDAP, OpenID Connect…) përmes shtojcash mirëfilltësimi
    • Zgjidhni rregullime parazgjedhje për përdoruesit (rregulla për NSFW, komente/shkarkime/P2P të aktivizuar, etj)
    • Depozitoni video dhe transmetime të drejtpërdrejta, në sistem kartelash të shërbyesit, ose në depozitë objektesh
    • Transmetojuni përdoruesve një mesazh, duke përdorur një banderolë

Domosdoshmëri minimum hardware-i:

  • 1 vCore
  • 1.5 GB RAM
  • Hapësirë të mjaftueshme depozitimi për videot
  • 20Mbit/s shpejtësi rrjeti për ngarkime
  • Gjerësi të mjaftueshme bande për të transmetuar video

Domosdoshmëri të rekomanduara hardware-i për një instancë të madhe, për të mbajtur në të njëjtën kohë 1000 shikues (shihni postimin tonë në blog rreth testimesh sforcimi lidhur me shikuesit):

  • 4 vCore
  • 4 GB RAM
  • Hapësirë të mjaftueshme depozitimi për videot
  • 1Gbit/s shpejtësi rrjeti për ngarkime
  • Gjerësi të mjaftueshme bande për të transmetuar video
  • Nëse keni në plan të keni shumë përdorues, ose shikues, lexoni udhërrëfyesin për zgjerime

Nëse keni në plan të bëni shndërrim kodimi në të njëjtën makinë me instancën PeerTube:

  • 8 vCore
  • 8 GB RAM

Për një udhërrëfyes më të hollësishëm rreth domosdoshmërish hardware-i:

CPU

Hiq ndërkodim videosh, një instancë PeerTube nuk është e varur keq nga CPU-ja. As Nginx-i, as vetë PeerTube-i, PostgreSQL-ja apo Redis, s’duan shumë fuqi përllogaritëse. Sikur të qe vetëm për këto, dikush mund t’ia dilte mbanë me thjesht një “thread”/vCPU.

Do të keni përfitim shumë të madh ama nga një “thread” i dytë, për shkak të ndërkodimeve. Ndërkodimi është ngarkesë intensive për CPU-në. Luan dy role në një instancë PeerTube: garanton që të luhen si duhet krejt videot, në ndërfaqen web, si dhe prodhon qartësi të ndryshme për të njëjtën video.

Ndërrimi i kodimit mund t’u kalohet makinave të tjera, duke përdorur “remote runners”.

RAM

1,5 GB RAM duhet të mjaftojë për një instancë të thjeshtë PeerTube, e cila zakonisht ha, e shumta, 500 MB RAM. Arsyeja e vetme që mund të doni më tepër do të ishte nëse i kaloni shërbimet Redis apo PostgreSQL në një sistem jo SSD.

Hapësirë Depozitimi

Ka dy këndvështrime të rëndësishme për depozitën: përdorimi i hapësirës së diskut dhe ruajtja e shpejtësisë së leximit. Për të bërë hamendësim jo të hollë të nevojave tuaja lidhur me përdorimin e hapësirës në disk, duhet të dini përgjigjen e tre pyetjeve:

  • Cila është madhësia gjithsej e videove që doni të ofroni?
  • Doni të aktivizoni ndërkodim? Nëse po, doni të ofroni qartësi të ndryshme për çdo video? Provojeni këtë me pak video dhe do të përfitoni një ide se sa hapësirë shtesë duhet për video dhe të krijoni një ide për një faktor shumëfishimi për caktim hapësire të ardhshme.
  • Cilat mekanizma për ndarje me të tjerë doni të aktivizoni? Thjesht video në internet, apo edhe HLS me P2P? Nëse i doni të dyja, kjo do të dyfishojë nevojat tuaja për depozitim.

Nëse doni të depozitoni shumë video në instancën tuaj PeerTube, mund të doni t’i depozitoni videot së jashtmi, duke përdorur Depozitim Objektesh.

Për sa i takon shpejtësisë së leximit, doni të garantohet se e ngopni kahun drejt shikuesve në rrjet, kur shërbeni video me PeerTube. Kjo s’duhet të jetë problem me disqe SSD, ndërkohë që për HDD tradicionale duhet mbajtur parasysh: vlera leximi tipike për një sistem të ujdisur mirë me një hard disk 7200rpm duhet të arrijë diku te 120 MB/s, ose 960 Mbit/s. Kjo e dyta do të duhej të ishte e mjaftueshme për një lidhje rrjeti 1 Gbit/s për kahun “uplink”.

Rrjet

Një vlerësim jo i hollë i kapacitetit të transmetimit të videove në rrjet nga një shërbyes tradicional zakonisht është goxha i lehtë. Ju thjesht pjesëtoni sasinë e trafikut të mundshëm nga shërbyesi me atë mesatare për transmetim dhe keni një kufi të sipër.

Merrni, për shembull, një shërbyes me një lidhje “uplink” 1 Gbit/s, i cili dërgon transmetime në qartësi 1080p60, me 5 Mbit/s për transmetim. Kjo do të thotë se kufiri absolut teorik i sipërm është 200 shikues në të njëjtin çast, nëse mund t’i mbajë mekanizmi i/o i diskut të shërbyesit tuaj. Në praktikë pritni diçka më pak.

Por, po kur ju duhet të shërbeni më shumë përdorues? Ky është çasti kur veçoria e federimit në PeerTube ndrin. Nëse instanca të tjera PeerTube ndjekin tuajën, ka shanse që të kenë vendosur të pasqyrojnë një pjesë të instancës tuaj! Veçoria quhet “server redundancy” dhe ruan në fshehtinë videot tuaja më popullore, për të ndihmuar të shërbehen shikues shtesë. Teksa vetë shikuesit kontribuojnë me ndopak sasi trafiku, ndërkohë që shohin një video në shfletuesin e tyre (kryesisht gjatë ngarkese të madhe), pasqyrimi i shërbyesve rezulton në një “uplink” shumë më të madh dhe do ta ndihmojë instancën tuaj me më shumë rrjedha të qëndrueshme transmetimi të njëkohshëm.

Hëpërhë, s’mund të vini në punë nyja të shumta PeerTube pas një balancuesi ngarkese.

Por disa pjesë të PeerTube-it mund të zgjerohen horizontalisht, për të anashkaluar kufijtë vijues, siç përshkruhet në udhërrëfyesin tonë për zgjerim:

Nëse vini re probleme funksionimi, ose ngecje, kur e përshkallëzoni, mos ngurroni të hapni një çështje për ta diskutuar.

Framasoft-i përpiqet të bëjë rreth 4 hedhje të rëndësishme në qarkullim në vit. Hedhja në qarkullim e një versioni të ri PeerTube-i ha shumë kohë nga e jona, ndaj s’mund ta ndryshojmë këtë cikël hedhjesh në qarkullim.

Nuk ka version LTS: nga Framasoft-i mbulohet vetëm versioni më i ri i qëndrueshëm i PeerTube-it.

Nëse doni të testoni degën zhvillim të PeerTube-it, furnizojmë montime të përnatshme.

Përpiqemi të ruajmë përputhshmërinë me versione të rinj më të vegjël (2.3.1 me 2.2, për shembull). Mjerisht, nuk kemi mjete të mjaftueshme për të ruajtur përputhje me versione të tjera.

“Është për të vënë duart në kokë dhe pa tru: po hidhni në qarkullim një version PeerTube-i që nuk përmban mjetet e domosdoshme për të administruar me efikasitet video të pretenduara nga mbajtës të drejtash, ose për të administruar me efikasitet çështjen e ngacmimit në internet që nga komentet, ose për të administruar me efikasitet monetarizim përmes reklamash, ose për (vendosni këtu qarjen tuaj ndaj PeerTube-it). S’kemi gjë në vijë! Ç’keni ndërmend të bëni për këtë?”

Keni të drejtë. PeerTube-i s’është mjeti i përsosur, përkundrazi. Dhe ne kurrë nuk premtuam se ky <em>software</em> do të ishte mjeti që do të përfshinte krejt veçoritë që u përgjigjen krejt rasteve.

Mos harroni që PeerTube-i ka vetëm një zhvillues me kohë të plotë dhe një numër shumë të vogël vullnetarësh të përfshirë fort. S’është produkt i zhvilluar nga ndonjë start-up me ekip të punësuar me kohë të plotë dhe me mbështetje të fuqishme financiare.

Ndaj, nëse jeni të mendimit se PeerTube-i s’plotëson hëpërhë nevojat tuaja, është e thjeshtë: mos e përdorni, një herë për një herë. Ju kujtojmë që nuk nxjerrim para nga zhvillimi i PeerTube-it dhe që, edhe pse, kuptohet, shpresojmë të ketë sukses, vazhdimi i veprimtarive të Framasoft-it nuk varet nga ai.

Po!Që nga hedhja e parë në qarkullim e PeerTube-it në tetor të 2018-s, çdo hedhje në qarkullim shtoi, ose përmirësoi veçori moderimi:

  • PeerTube 1.1 shtoi veprime në masë në tabela përdoruesish te pjesa e përgjegjësit dhe heshtim instance/llogarie;
  • PeerTube 1.2 shtoi aftësinë për të hequr federimin e një videoje që është në listë bllokimi; sistemi i njoftimit tani shfaq raportime, dhe përdorues të rinj;
  • PeerTube 1.3 shtoi për përgjegjësi mundësinë të vënë në karantinë automatikisht video të reja nga përdorues të rinj/jo të besuar, deri sa t’i shqyrtojë një moderator. U ripunuar gjithashtu administrimi i ndjekësve të instancës: UI u përmirësua, ndjekjet tani mund të hidhen poshtë;
  • PeerTube 1.4 shtoi një sistem shtojcash dhe bëri të mundur që shtojcat të mund të kalojnë video në listë bllokimesh, për shembull, ose të hidhen poshtë komente duke u bazuar në çfarëdo rregulli (në mënyrë të ngjashme me Pleroma MRF);
  • Ujdisja e PeerTube 2.0 tani i kërkon përgjegjësit t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me rregullat e tyre të moderimit dhe përkushtimin ndaj tyre. Bërje e ndjekjes së automatizuar të një treguesi publik të një instance PeerTube veçori e bazës së PeerTube-it, në vend se t’u lihet përgjegjësve ta bëjnë përmes programthesh të tyret. Kjo u lejon përgjegjësve të instancës të ndjekin automatikisht instanca të një “liste ndjekjesh” që e zgjedhin vetë; një listë e cila është e vetëstrehueshme, kështu që bashkësitë të mund të rriten me ritmin e tyre;
  • PeerTube 2.1 shtoi një mënyrë të brendshme privatësie te videot (video të tilla s’do të jepen jashtë instancës) dhe u shtua hyrje e shpejtë te mjete moderimi nën komentet dhe hook-e për të krijuar shtojca regjistrimesh (gjeobllokim, ose captcha, për shembull); disa shtojca nga palë të treta e shfaqin tashmë këtë aftësi. Kjo hedhje në qarkullim gjithashtu e vë theksin në përshkrimin e veçorive të moderimit brenda ndërfaqes: sinjalizime për veçori që mund të shtojnë ngarkesën e moderimit, vetëndjekjet, për shembull dhe përshkrime te menu hapmbyll veprimesh.
  • strong>PeerTube 2.2 përmirësoi fort administrimin e abuzimeve me videot (kërkim, shfaqje abuzimesh, veprime mbi videon, ose llogarinë etj), u shtuan hook-e moderimi dhe ndihmës te API shtojcash dhe Framasoft-i zhvilloi një shtojcë eksperimentale Vetëheshtoje bazuar në lista publike.
  • PeerTube 2.3 përmirësoi dritaren modale të raportimeve dhe shtoi përzgjedhje arsyesh të paracaktuara. Ky version bëri të mundur të fshihen krejt komentet e një llogarie dhe Framasoft-i zhvilloi një shtojcë eksperimentale Vetëblloko video bazuar në lista publike.
  • PeerTube 2.4 shtoi aftësinë për të raportuar llogari dhe komente, një sistem mesazhesh mes raportuesit vendor të një abuzimi dhe moderatorëve dhe një pamje administrimi abuzimesh për përdorues.
  • PeerTube 3.0 shtoi një pamje enkas për administrim komentesh të instancës (listë, filtrim, heqje në masë, etj).

Zhvilluesit e PeerTube-it janë të përkushtuar të zhvillojnë dhe përmirësojnë mjete moderimi, për t’i bërë instancat gjithnjë e më të kollajta për t’u mirëmbajtur. Ju mirëpresim të merrni pjesë në diskutime, për të ndihmuar përpjekjet e vazhdueshme në atë drejtim, ose të sugjeroni të rinj!

Po, baza e PeerTube-it (PeerTube pa shtojca/tema të instaluara) është në pajtim me GDPR-në:

  • P2P-ja mund të çaktivizohet, si parazgjedhje
  • Nuk dërgohen të dhëna personale te ndonjë palë e tretë, nëse P2P-ja është e çaktivizuar
  • Përdoruesit mund të fshijnë llogarinë e tyre
  • Përdoruesit mund të eksportojnë të dhënat e tyre dhe t’i riimportojnë ato në një tjetër instancë (në PeerTube >= 6.1)
  • PeerTube-i furnizon një udhërrëfyes privatësie për të ndihmuar përgjegjësit të plotësojnë Termat e tyre

Ka gjasa të dojë të thotë se e moderuam instancën PeerTube, pas një raportimi abuzimi dhe pamë se:

  • ka lëndë problematike strehuar nga instanca (jo thjesht një apo dy video/llogari/kanal, por disa)
  • instanca s’duket se moderohet si duhet, ose i mungojnë rregulla federimi ( = mungesë ToS, ose CoC, te faqja “Mbi”)

Framasoft-i mbete gjykatësi i vetëm i këtij nocioni të “abuzimit”.

Kontribuoj te kodi burim

PeerTube-i përdor ActivityPub-in, ngaqë ky protokoll federimi rekomandohet nga W3C dhe përdoret tashmë nga projekte të tjerë, bie fjala rrjeti shoqëror Mastodon.

IPFS është teknologji e fuqishme, por ende duket shumë e re për transmetim kartelash të mëdha. Sistemi P2P i PeerTube-it, i bazuar në protokolle të rrënjosur mirë, të tillë si HTTP dhe WebRTC dhe aftësia për “redundancy“ janë më të lehtë për ne, për t’i përdorur dhe për t’i mirëmbajtur.

DTube-i s’duket me burim të hapët, ngaqë publikimi vetëm i kodit të përpiluar pengon lirinë e modifikimeve.

PeerTube-i nuk imponon ndonjë model shpërblimesh. Kjo është zgjidhja që kemi bërë, të tjerë (bie fjala, DTube) kanë bërë zgjedhje të tjera. Pra, ju mbetet juve të shihni se ç’ju përshtatet.

Për arsye historike :)

Kemi një rregull për kontribute të lidhura me sigurinë. Ju lutemi, shihni rregullin tonë të sigurisë dhe njoftime tona mbi sigurinë.