Publikojini videot tuaja me PeerTube-in, një alternativë ndaj YouTube-it
Ndani me të tjerët pasionet tuaja në një platformë që ju vjen për shtat
Me PeerTube-in, nuk ju duhet t’u bëni qejfin algoritmeve duke ndryshuar artificialisht lëndën tuaj: instancat PeerTube administrohen dhe moderohen nga qenie njerëzore si ju dhe ne, jo nga robotë.
PeerTube-i ju lejon të përqendroheni në atë që bëni më mirë: videot tuaja, mënyrën se si ju doni t’i krijoni ato.
Përfitoni prani, falë konceptit të federimit!
Shtoni publikun tuaj potencial për videot tuaja duke e lidhur instancën tuaj PeerTube me ato që doni.
Sapo kam filluar me PeerTube-in
Krijoni llogarinë tuaj në një instancë ekzistuese PeerTube-i
Bëhuni pjesë e një instance PeerTube bazuar në temën e saj, kushtet e përdorimit apo kodin e sjelljes.
- Bëhuni pjesë e një bashkësie dhe komunikoni drejtpërsëdrejti me të zotë instancash
- Importoni videot tuaja nga sajte të tjerë, bie fjala YouTube, ose Vimeo, ose drejt e nga një kartelë
- Krijoni disa kanale, për t’i grupuar videot tuaja sipas temash: një kanal për piano, një kanal për ekologji…
- Integroni kollaj videot tuaja PeerTube në sajtin tuaj
- Transmetoni diçka drejtpërsëdrejti në platforma që lejojnë gjë të tillë
Krijoni instancën tuaj PeerTube
Nëse keni një sasi minimum kohe te aftësish teknike, krijimi i instancës tuaj në shërbyesin tuaj është rruga më e mirë për të përfituar nga PeerTube-i.
Krijimi dhe administrimi i instancës tuaj PeerTube do t’ju lejojë:
- Përcaktoni rregullat tuaja të moderimit
- Ftoni persona të ndryshëm të krijojnë kanalin e tyre që të postojnë videot e tyre, ose t’ju ndihmojnë në moderimin e instancës
- Zgjidhni të shfaqen automatikisht videot e ngarkuara në instanca të tjera PeerTube, falë federimit
- Reduktoni harxhim gjerësie bande duke përdorur P2P-në
- Përshtateni instancën tuaj duke krijuar temën tuaj grafike dhe duke përfituar nga mjaft shtojca të krijuara nga bashkësia.
Pyetje? Ju drejtojmë ne!
Cila është politika e PeerTube-it për monetarizim lënde?
S’ka të tillë, të paktën në këtë çast, PeerTube-i është një mjet që e donim asnjanës, kur vjen puna për monetarizim.
Sidoqoftë, ngarkuesi mund të shfaqë një buton përkrahje nën videon. Ky buton shfaq një kornizë në të cilin njerëzit që ngarkojnë video mund të shfaqin lirisht tekst, figura dhe lidhje (lidhje për te Patreon, Tipeee, Paypal, Liberapay…).
S’shkuam më tej, ngaqë nuk pranojmë ta lidhim kodin tonë me një metodë të veçantë financimi lënde, që mund të mos u përshtatet krejt bashkësive dhe mund të shkurajojë të tjerë. Kjo është arsyeja pse i nxisim zhvilluesit të përdorin API-n PeerTube për shtojca për të krijuar sistemin e tyre të monetarizimit.
Si të instaloj instancën time të PeerTube-it?
The Udhërrëfyesi i instalimit gjendet këtu (vetëm në anglisht).
A duhet të kem një shërbyes të madh për të xhiruar PeerTube-in?
Domosdoshmëri minimum hardware-i:
- 1 vCore
- 1.5 GB RAM
- Hapësirë të mjaftueshme depozitimi për videot
- 20Mbit/s shpejtësi rrjeti për ngarkime
- Gjerësi të mjaftueshme bande për të transmetuar video
Domosdoshmëri të rekomanduara hardware-i për një instancë të madhe, për të mbajtur në të njëjtën kohë 1000 shikues (shihni postimin tonë në blog rreth testimesh sforcimi lidhur me shikuesit):
- 4 vCore
- 4 GB RAM
- Hapësirë të mjaftueshme depozitimi për videot
- 1Gbit/s shpejtësi rrjeti për ngarkime
- Gjerësi të mjaftueshme bande për të transmetuar video
- Nëse keni në plan të keni shumë përdorues, ose shikues, lexoni udhërrëfyesin për zgjerime
Nëse keni në plan të bëni shndërrim kodimi në të njëjtën makinë me instancën PeerTube:
- 8 vCore
- 8 GB RAM
Për një udhërrëfyes më të hollësishëm rreth domosdoshmërish hardware-i:
CPUHiq ndërkodim videosh, një instancë PeerTube nuk është e varur keq nga CPU-ja. As Nginx-i, as vetë PeerTube-i, PostgreSQL-ja apo Redis, s’duan shumë fuqi përllogaritëse. Sikur të qe vetëm për këto, dikush mund t’ia dilte mbanë me thjesht një “thread”/vCPU.
Do të keni përfitim shumë të madh ama nga një “thread” i dytë, për shkak të ndërkodimeve. Ndërkodimi është ngarkesë intensive për CPU-në. Luan dy role në një instancë PeerTube: garanton që të luhen si duhet krejt videot, në ndërfaqen web, si dhe prodhon qartësi të ndryshme për të njëjtën video.
Ndërrimi i kodimit mund t’u kalohet makinave të tjera, duke përdorur “remote runners”.
RAM1,5 GB RAM duhet të mjaftojë për një instancë të thjeshtë PeerTube, e cila zakonisht ha, e shumta, 500 MB RAM. Arsyeja e vetme që mund të doni më tepër do të ishte nëse i kaloni shërbimet Redis apo PostgreSQL në një sistem jo SSD.
Hapësirë DepozitimiKa dy këndvështrime të rëndësishme për depozitën: përdorimi i hapësirës së diskut dhe ruajtja e shpejtësisë së leximit. Për të bërë hamendësim jo të hollë të nevojave tuaja lidhur me përdorimin e hapësirës në disk, duhet të dini përgjigjen e tre pyetjeve:
- Cila është madhësia gjithsej e videove që doni të ofroni?
- Doni të aktivizoni ndërkodim? Nëse po, doni të ofroni qartësi të ndryshme për çdo video? Provojeni këtë me pak video dhe do të përfitoni një ide se sa hapësirë shtesë duhet për video dhe të krijoni një ide për një faktor shumëfishimi për caktim hapësire të ardhshme.
- Cilat mekanizma për ndarje me të tjerë doni të aktivizoni? Thjesht video në internet, apo edhe HLS me P2P? Nëse i doni të dyja, kjo do të dyfishojë nevojat tuaja për depozitim.
Nëse doni të depozitoni shumë video në instancën tuaj PeerTube, mund të doni t’i depozitoni videot së jashtmi, duke përdorur Depozitim Objektesh.
Për sa i takon shpejtësisë së leximit, doni të garantohet se e ngopni kahun drejt shikuesve në rrjet, kur shërbeni video me PeerTube. Kjo s’duhet të jetë problem me disqe SSD, ndërkohë që për HDD tradicionale duhet mbajtur parasysh: vlera leximi tipike për një sistem të ujdisur mirë me një hard disk 7200rpm duhet të arrijë diku te 120 MB/s, ose 960 Mbit/s. Kjo e dyta do të duhej të ishte e mjaftueshme për një lidhje rrjeti 1 Gbit/s për kahun “uplink”.
RrjetNjë vlerësim jo i hollë i kapacitetit të transmetimit të videove në rrjet nga një shërbyes tradicional zakonisht është goxha i lehtë. Ju thjesht pjesëtoni sasinë e trafikut të mundshëm nga shërbyesi me atë mesatare për transmetim dhe keni një kufi të sipër.
Merrni, për shembull, një shërbyes me një lidhje “uplink” 1 Gbit/s, i cili dërgon transmetime në qartësi 1080p60, me 5 Mbit/s për transmetim. Kjo do të thotë se kufiri absolut teorik i sipërm është 200 shikues në të njëjtin çast, nëse mund t’i mbajë mekanizmi i/o i diskut të shërbyesit tuaj. Në praktikë pritni diçka më pak.
Por, po kur ju duhet të shërbeni më shumë përdorues? Ky është çasti kur veçoria e federimit në PeerTube ndrin. Nëse instanca të tjera PeerTube ndjekin tuajën, ka shanse që të kenë vendosur të pasqyrojnë një pjesë të instancës tuaj! Veçoria quhet “server redundancy” dhe ruan në fshehtinë videot tuaja më popullore, për të ndihmuar të shërbehen shikues shtesë. Teksa vetë shikuesit kontribuojnë me ndopak sasi trafiku, ndërkohë që shohin një video në shfletuesin e tyre (kryesisht gjatë ngarkese të madhe), pasqyrimi i shërbyesve rezulton në një “uplink” shumë më të madh dhe do ta ndihmojë instancën tuaj me më shumë rrjedha të qëndrueshme transmetimi të njëkohshëm.